Facebook, rrjeti social mbushi 9 vjeç
Dhe ja që rrjeti social facebook ka mbushur plot 9 vjeç. Ishte 4 shkurt 2004, kur Mark Zuckerberg dhe shokët e tij të universitetit Eduardo Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Huges themeluan në Kembrixh atë që shumë shpejt do të bëhej një nga sukseset më të mëdha planetare të epokës së internetit.Pas kalimit të 9 vjeteve, Facebook-u numëron mbi 1 miliard abonentë. Pas kuotimit në bursë, sfida tjetër e rrjetit social është depërtimi në fushën e telefonave smart.Por jo vetëm kaq. Facebook u ka hapur sfidë platformave të lojrave elektronike me 10 tituj të llojit aventurë, lojë roli dhe strategjike, me cilësi të lartë grafike dhe që do të mbërrijnë online brenda pak muajsh.Mes titujve më të pritur janë "Chrono Blade" dhe "Kings Road", që janë në fazë zhvillimi. Ndërsa "Offensive Combat" është që prej 1 dhjetorit në fazë testimi dhe numëron 1 milion lojtarë në muaj.