Studimi: Nga 2004, 11 mijë elefantë të vrarë në Gabon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2013, 19:07
Të paktën 11 mijë elefantët janë vrarë në Gabon që nga viti 2004, thotë një studim qeveritar i lëshuar të mërkurën, derisa vlerëson se shumica janë vrarë në pesë vitet e fundit.Gaboni, një shtet qendror afrikan në bregdetin e Oqeanit Atlantik, vlerësohet të jetë shtëpia e më shumë se gjysmës së elefantëve të Afrikës, që vlerësohet të jenë mbi 40 mijë.Elefantët po vriten për shkak të fildishit të tyre, që është kërkesë në rritje në Azi.Grupet multi-nacionale kriminale besohet se qendrojnë pas vrasjes.“Bashkëpunimi ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit është shumë i nevojshëm për të shpërbërë këto rrjete kriminale ndërkombëtare”, citon DPA Bas Huijbregts, aktivist që ndihmoi ndihmoi qeverinë e Gabonit të kryejë studimin.