Adoleshentja lidh kontratë faustiane

Në rast se Gëte do të ishte një vajzë 14 vjeçare që do të jetonte në kohët moderne, Fausti do të ishtë luajtur nga Rachel Baier. Baier është një adoleshente që jeton në Massachuttes e cila u bind nga babai i saj për të mos përdorur më Facebook-un në shkëmbim të parave.I ati i Rachel, Paul, një zëvendës president për një firmë të teknologjisë së energjisë në Salem, krijoi një draft ligjor të quajtur, “Marrëveshje për Ndërprerjen e Facebook” që i garanton vajzës së tij shumën prej 200$ në rast se ajo vendos të mos përdorë Facebook dhe të lëshojë fjalëkalimin e saj.Për ujdinë, Rachel do të marrë 50$ në Prill dhe 150$ në Qershor në rast se ajo binded kushteve të marrëveshjes. Në blogun e tij, Paul thotë se ideja ishte krejtësisht e Rachel-it, të cilën ai e mbështet plotësisht.“Ajo dëshiron të fitojë para por gjithashtu e sheh Facebook-un si një shpërqëndrim dhe humbje kohe”. Nga ana tjetër vajza ka thënë se ajo ka ndërmend të kthehet në rrjetin social pasi kontrata të skadojë.