Shikoni e mos besoni : Ja si mundet bashkia të bllokojë makinën tuaj

Kamerat e sigurisë kanë kapur puntorët e bashkisë në Tel Aviv që shënojnë një vend parkimi për invalidë rreth një makine. Më pas makina largohet me karroatrec. Ky rregjistrim video ka lënë pa fjalë shumë njerëz nëpër botë. Hila ben Baruch, një studente e zonës, shkroi në një postim të sajin se kishte thuajse gjashtë muaj që jetonte në atë rrugë dhe e dinte shumë mirë se ku duhej apo nuk duhej të parkonte.Kjo ishte edhe “arsyeja” pse ajo u largua e qetë nga apartamenti i saj të Dielën, pasditen e së cilës mësoi se ishte zhdukur makina dhe në vend të saj ishin vizat e bardha dhe figura e personave invalidë në asfalt. Aty dyshoi se kishte ndodhur diçka jo e zakontë. Bashkia natyrisht u tregua skeptike për historinë e Ben Baruch dhe ajo u detyra të paguante gjobën e saj prej 365$.E dëshpëruar për të provuar pafajsinë e saj, Ben Baruch kërkoi ndihmën e një roje sigurie që kishte filmimet nga ndërtesa përballë me shpresën se xhirimet do të kishin diçka.Natyrisht që kishte. “Shikoni e mos besoni”, shkroi Ben Baruch në përshkrimin e videos që morri. “Makina ishte e parkuar në një zonë të ligjshme bardh e blu, dy puntorë të bashkisë erdhën dhe vendosën një zonë parkimi për invalidë rreth makinës”. Dy orë më vonë, kjo hapsirë ishte vetëm për makinat e invalidëve, Ben Baruch mori gjobën dhe makina e saj u transportua me karroatrec.Pasi postoi videon në Facebook, ajo u shpërnnda me mijëra herë, duke tërhequr vëmendjen e disa televizoneve dhe ajo u thirr për shumë intervista. Pas kësaj vëmendje të medias filluan të reagonin edhe zyrtarët e lartë. Bashkia kërkoi falje dhe sqaroi se ky keqkuptim kishte ardhur si pasojë e mosnjoftimit nga ana e punëtorëve për këtë vend të sapo vizatuar.