Robert De Niro, lë gjurmët në Hollywood
Billy Crystal dhe regjisori David O. Russell, ishin ndër yjet që nderuan në Hollywood, aktorin e njohur, Robert De Niro.Ylli i filmit "The Taxi Driver", ka lënë gjurmët e duarve përballë teatrit të famshëm të Hollywoodit, "Chinese Theatre", ku në një ceremoni të organizuar shumë shokë duartrokitën për nder të tij.Crystal, duke bërë shaka tha: "Jam i nderuar që kam ardhur t`i ndihmojë në lënien e gjurmëve të këmbës dhe dorës së tij në çimento, diçka që ai ua ka bërë njerëzve të tjerë në shumë filma", para se të shtonte se "kurrë nuk ka pasur aktorë më të mirë se ai dhe as që do të ketë".De Niro, që ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Grave Hightower, ka thënë: "Të gjithë në industrinë e filmit kanë tri shtëpi: Shtëpinë ku ata jetojnë, shtëpinë ku jeton gruaja e parë dhe Hollywoodin. Unë e dua New Yorkun dhe jam krenar që jam qytetar i Hollywoodit. Faleminderit për këtë nderim dhe faleminderit që më bëtë të ndihem si në shtëpinë time".