8 arsyet për të braktisur Facebookun

Edhe pse sot nëse nuk keni një llogari në Facebook shiheni nga shumica e njerëzve si njeri me probleme, dëmet dhe pasojat negative që sjell Facebook i bën këta njerëz më pak të dëmtuar.Ja 8 arsyet që sipas Mashable, janë të arsye të mjaftueshme për të mbyllur llogarinë tuaj në Facebook.1. Krijon varësi të pavetëdijshme - Varësia ndaj Facebook nuk i ngjan varësive të tjera pasi ju nuk e kuptoni që jeni i varur prej saj.2. Humbet-respekti ndaj vetvetes - Kërkimet e shkenctarëve tregojnë se shumica e përdoruesve të Facebook humbin respektin dhe besimin në vetvete sa herë që shikojnë fotografitë e shokëve të vet.3. 69 % e punëkërkuesve nuk fitojnë dot punën e re për shkak të përmbajtjes së profilit të tyre në Facebook. Por edhe mbyllja nuk është zgjidhje pasi disa nga punëdhënësit, mos hapjen e llogarie në Facebook e shohin si problematike.4. Aplikimet për shkollë - Gjatë kryerjes së aplikimeve përditësimet në Facebook ju shpërqëndrojnë pasi një pjesë e trurit vazhdimisht merret me atë se çfarë do të shfaqet pas pak.5. Dhimbja e ndarjes Nëse keni përjetuar një ndarje të dhimbshme, është më mirë të mbyllni Facebook-un pasi do të filloni të mërzisni të tjerët me postimet tuaja.6. Xhelozia - Shumica e kërkimeve tregojnë se Facebook i bën njerëzit xheloz dhe jo të lumtur. Postimet e vazhdueshme të momenteve më të mira i bën të tjerët të xhelozojnë, të merren me thashetheme dhe të mos jenë të lumtur.7. Eshte armik i provimeve - Në kohën e provimeve, në vend që të përqëndrohesh në mësime, të kontrollosh çdo 5 minuta çfarë kanë postuar të tjerët nuk të ndihmon aspak.8. Ruajtja e privacisë - Shpërndarja e fotove dhe të dhënave tuaja në internet si dhe përdorimi i mundshëm i këtyre fotografive nga të tjerë është një arsye e mjaftueshme për t'i thënë "Lamtumirë" Facebookut.