Shutina: Duhet fushatë sensibilizuese për lejet e ndërtimit, rregullorja në proces

Tiranë - Në muajin shtator u miratua një ligj nga qeveria, i cili pritet të plotësohet edhe me akte nënligjore, që për ndertime të caktuara në banesa, i detyron qytetarët të marrin leje tek autoritetetet.Por dilemës nëse mund të lejohet kryerja e punime brenda shtëpive, ju ka dhënë përgjigje Drejtori i CO-PLAN, Dritan Shutina.Gjatë një interviste në RTV “Ora News”, në studio me gazetaren Klementina Cenkollari, Shutina tha se për punimet që ndërmerren brenda ambjenteve të shtëpisë, nuk është e nevojshme të bëhet asnjë lloj deklarimi pranë njësive vendore.“Në moment të caktuara ose ka informacione që janë paksa të paqartë, ose ndonjëherë agjencitë ligjzbatuese në këto procese që kanë ndodhur, kanë marrë masa në një moment paqartësie dhe është krijuar ky lloj përshtjellimi.Për rregulloret që po përgatit Agjencia e Kombëtare e Planifikimit të Territorit apo Ministria, të cilat janë hedhur për konsultim me aktorë të ndryshëm, - të cilët edhe ne i kemi parë, - nuk rezulton që banorët duhet të marrin leje për punimet brenda shtëpisë apo përshtatje, apo gjëra të tjera, por përkundrazi, në dijeninë time, këto parashikohen si punime që nuk kanë nevojë të bëhet asnjë lloj veprimi.Natyrisht ka dhe disa parashikimi që quhen punime me deklarim paraprak, ku informohet njësia vendore që banori është duke kryer një punim të caktuar. Dhe kjo nuk pengon kryerjen e punimit , por i jep të drejtën pushtetit vendos të shikojë nëse ai punim po kryhet në përputhje me atë çka është deklaruar.Në një moment të caktuar kjo mund të krijojë ndërhyrje konstruktve , çka impakton tërësinë objekti, ose mund të impaktojë komshiun, në këtë rast patjetër që duhet të ketë instrumenta, që ajo që është pretenduar për tu bërë në pëputhje dhe nuk cenon sigurinë e objektin dhe banorëve” – tha Shutina.I pyetur se a mund të rregullojë përgjegjshmërinë e qytetarëve përfundimi i një rregulloreje të tillë, Shutina u shpreh se do të duhet një fushatë sensibilizuese për të mundësuar në këtë mënyrë zbatimin e ligjit.“Kjo rregullorenuk është ende, është në proces konsultimi. Madje, nisuar nga këto paqartësi ky mund të jetë një moment, se në qoftë se vetë Ministria , apo qoftë dhe agjencia , sikurse janë duke u konsultuar këtë dokument me grupet e interesit, do të duhet të ketë edhe një fushatë nga mbrapa për të sensibilizuar mbi këto lloj aktesh, të cilat mundësojnë zbatimin e ligjit” – u shpreh Shutina.