Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook: Jam gay. Dhuratë e madhe që më dha Zoti
Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook në një shkrim të publikuar për Bloomberg Businessweek zbulon se është gay.Ai thotë se nuk e kishte mohuar kurrë që kishte qenë gay, por seksualitetin e tij nuk e kishte disktuar kurrë publikisht: "Më lër të jem i qartë: Unë jam krenar që jam gay, dhe e konsideroj të qënit gay një ndër dhuratat më të mëdha që më ka dhënë ZotiGjatë jetës time profesionale jam përpjekur të ruaj atë private. Nuk më pëlqen të tërheq vëmendjen tek vetja ime.Apple është një ndër kompanitë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe do më pëlqente që fokusi të mbetet tek produktet tona, dhe arritjet e mrekullueshme që klientët tanë arrijnë të bëjnë me to.Në të njëjtën kohë besoj në fjalët e Martin Luther King: “ Cfarë po bën ti për të tjerët? Shpesh e sfidoj veten time me këtë pyetje." ka thënë ai.Deklarata është përshëndetur nga një numëri i madh personash në rrjetet sociale, duke e konsideruar një deklaratë të guximshme.Lidhur me këtë ka reaguar edhe kompania e tij, ku kreu Art Levinson tha se ai dhe e gjithë kompania ndihen krenar për të.Cook ka folur shpesh publikisht kundër diskriminimit të lesbikëve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve, por kurrë për veten e tij.Edhe Apple gjithashtu ka një histori të gjatë të mbështetjes së kësaj ketagorie të shoqërisë