Lezhë, makinat zënë trotuaret, Tushaj e harron shpejt premtimin

Lezhë - Që qytetarët nuk janë në vëmendjen e të zgjedhurve vendorë është një teori e njohur, por që fjala të harrohet në pak ditë, kjo ndodh vetëm në Lezhë. Mbyllja e sheshit kryesor të qytetit për shkak të rikonstruksionit dyndi mjetet për të parkuar në lagjet e Lezhës. Kësaj situate, kreu i bashkisë së Lezhës deklaroi se do t’i përgjigjej nëpërmjet policisë bashkiake dhe asaj të qarkullimit rrugor. Çlirimi i hapësirave publike të zëna padrejtesisht ishte premtimi i tijPanorama nuk vjen e re në Lezhë, kështu ishte dhe kështu mbeti. Ndërsa kreu i bashkisë së Lezhës është i preokupuar për qendren e qytetit që administron, kjo nuk vlen për pjesën tjetër të qytetit. Lëvizja në rrugë e qytetarëve, pasi trotuaret janë të zëna tashmë, është kthyer në rutinë për lezhjanët, pasi asgjë nuk po ndryshon. Kreu i bashkisë së Lezhës e harroi fjalën e tij brenda javës, ndaj nuk mund të shpresohet se gjërat mund të marrin për mirë më vonë.Oranews.tv