Intervista - Olti Rrumbullaku: Buxheti 2015 - Borxhi publik - 30 Tetor 2014

Qeveria përfundoi sot projekt buxhetin e vitit 2015, buxhet i cili është më i madh se sa vitin e kaluar dhe kap shifrën 470 miliard lekëve. Për pedagogun Olti Rrumbullaku, në syrin e tij si ekspert ekonomie, ky projekt buxhet është shumë ambicioz. I ftuar në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, eksperti i ekonomisë tha se shifrat ambicioze, do stimulojnë edhe Drejtoritë përkatëse të japin maksimumin, në mënyrë që të gjenerohen të ardhurat, për të plotësuar shpenzimet e qeverisë. Në një ndër pikat kryesore që qeveria do të ketë në qëndër të vemendjes vitin e ardhëm është ulja e borxhit publik, eksperti i ekonomisë shpjegon se ku mund të bazohet qeveria për të arritur një rezultat pozitiv.