Merkel ul tensionet, kancelarja deklaron se nuk shqetësohet nga Rusia
Për të qetësuar tensionet e ngritura gjatë ditës për shkak të shkeljes së hapësirës europiane nga ana e avionëve rusë, ka menduar kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila pranoi se nuk ishte veçanërisht e shqetësuar.Sipas raportimeve të vetë NATO-s, avionët bombardues rusë kanë fluturuar mbi Detin e Zi, Balltik dhe Atlantik, duke mbërritur deri në afërsi të Portugalisë.Merkel pranoi se muajt e fundit ka pasur mjaft veprime ushtrimore nga ana e rusëve, por ajo nuk ishte tej mase e shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore."Sigurisht që hapësira ajrore po mbahet nën vëzhgim. Gjithashtu jemi përgjegjës për monitorimin e hapësirës mbi Balltik. Ka pasur shumë veprime nga ana e rusëve kohët e fundit, por nuk jam e shqetësuar jashtë normales për atë që po ndodh", u shpreh Merkel në një konferencë bashkë me Kryeministrin slloven.Mes Bashkimit Europian dhe Rusisë ka pasur mjaft mosmarrëveshje kohët e fundit, që prej aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe mbylljes së furnizimit me gaz të Ukrainës për borxhet e papaguara.