Atentat në Tiranë, 2 të maskuar e me motor plumba 40-vjeçarit, kapet njëri
Një 40 vjeçari, i dyshuar për dy vrasje por dhe për një aksident me pasojë dy të vdekur, i është bërë atentat mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Unaza e Re në Tiranë.Mësohet se rreth orës 20: 00 të 30 tetorit 2014, dy persona të maskuar dhe me një motor tip Skuter kanë qëlluar me disa herë mbi 40- vjeçarin Krenar Hasanaliaj.Hasanaliaj në vdekje klinikeKrenar Hasanaliaj është dërguar në spital në gjëndje të rëndë dhe bëhet me dije se ka rënë në vdekje klinike. Burime nga bluzat e bardha thonë se 40 vjeçari është qëlluar me 5 plumba.Një shkodran i ndaluar Menjëherë policia ngriti postblloqe. Mësohet se një person është ndaluar si njëri prej atentatorëve. Mësohet se i ndaluari është nga Shkodra.Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë të shumtë për të zbardhur rrethanta në të cilat ndodhi ngjarja.Kush është Krenar HasanaliajKrenar Hasanaliaj nuk është emër i panjohur për policinë. Ai përflitej si autor i dyshuar i dy vrasjeve në Vlorë, një në 1997, një në 1999, por nuk janë provuar, gjithashtu dyshohet dhe se pak kohë më parë kishte aksidentuar për vdekje dy persona.
Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Krenar Hasanaliajt[caption id="attachment_412503" align="alignright" width="640"]
Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Krenar Hasanaliajt, 30 tetor 2014[/caption][caption id="attachment_412504" align="alignright" width="640"]
Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati[/caption]