Vlorë, shpërthen automjeti, policia: Defekt. Dyshime për lëndë plasëse
Në qytetin e Vlorës është rikthyer frika e shpërthimeve me tritol. Ka qënë ora 17:10 minuta e pasdites së datës 30 nëntor kur është dëgjuar një shpërthim i fortë në zonën e Skelës.Një automjet i parkuar tip "Pezho" pa targa është përfshirë nga flakët. Policia nxitoi të jepte versionin e saj ende pa e dhënë ekspertët.Sipas policisë shkaku i shpërthimit ishte një shkëndijë elektrike, por makina nuk ka dëmtime të shumta, përveçse në pjesën e poshtme të gomës së prapme, duke shtuar dyshimet se aty mund të jetë vendosur lëndë plasëse.Automjetet zjarfikëse dhe autoambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u konstatua se nuk ka të lënduar, ndërsa ende nuk është mësuar kush është pronari i automjetit. [caption id="attachment_412357" align="alignright" width="640"]
Në foto: Goma e shpërthyer e automjetit[/caption][caption id="attachment_412372" align="alignright" width="640"]
Në foto: Makina e përfshirë nga flakët sot në Vlorë dhe forcat e zjarrfikësve[/caption][caption id="attachment_412371" align="alignright" width="640"]
Në foto: Forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes[/caption][caption id="attachment_412365" align="alignright" width="640"]
Në foto: Makina e përfshirë nga flakët sot në Vlorë[/caption](Video: Raportimi i parë i gazetarit nga vendi i ngjarjes)