E ardhmja e energjisë, biomasa dhe energjia diellore diskutohet në auditore

Tiranë - Stafi akademik i inxhinierisë mekanike po sheh me insteres se si të zhvillojë kërkimin në shkencor në të ardhme për biomasën dhe energjinë diellore.Duke e quajtur si energjia e të ardhmes, si me pak kosto dhe pa ndotje, stafi akademik i këtij universiteti dhe studentët njohën projektet e konfindustrisë për to.Dekani fakultetit të inxhinierisë mekanike Andonaq Londo tha se të rinjtë duhet të dinë më tepër për të ardhmen e energjisë, ku biomasa gjendet kudo, në mbetje ,në ajër dhe fare mirë mund të kthehet në burime energjie.Akademikët u treguan të gatshëm të japin kontributin në njohuri për energjinë diellore dhe biomasën megjithatë projekte të kësaj natyre kërkojnë investime të mëdha.