Nuland pret Kodhelin në SHBA, e interesuar për vizitën e Ramës në Serbi

SHBA- Vizita e pritshme e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd ka qënë një ndër temat që është trajtuar në takimin që Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli pati me Ndihmëssekretaren e DASH, Victoria Nuland në senatin e SHBA-ve.Ministria e Mbrojtjes njofton se “bashkëbisedueset u ndalën te zhvillimet politike në Shqipëri, biseduan për aktualitetin në rajon dhe vizitën e ardhshme të kryeministrit shqiptar në Beograd, situatën politike në Kosovë dhe ritheksuan angazhimin e Shqipërisë në rrafshin rajonal dhe ndërkombëtar.”Gjatë këtij takimi, Nuland e falënderoi ministren Kodheli për kontributin e dhënë në ndihmë të peshmergave në Irak. Me këtë veprim, tha znj. Nuland, i kujtuat Europës rolin tuaj të rëndësishëm; njëherësh, ajo përshendeti progresin e bërë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kurse Kodheli nga ana e saj tha se Shqipëria ka nisur modernizimin e Forcave Ajrore duke bërë kështu ndërrimin e armatimit nga ai lindor ne perendimor. Znj. Nuland, duke përshendetur këtë vendim të qeverisë shqiptare tha se ndërrimi i armatimit do të jetë një ndër objektivat e samitit të ardhshëm të NATO-sar.sh/Oranews.tv