Neshat Fana ikën nga Magjistratura: Ndërpreja e mandatit antikushtetues

Ligji i i shkollës së Magjistraturës, parashikon që ky institucion të ristrukturohet nga e para, sa i takon stafit.Pas zgjedhjes së bordit drejtues të shkollës janë hapur procedurat për emërimin e drejtorit të ri si dhe pedagogëve që do të japin mësim aty.Shkolla e magjistraturës në një njoftim sqaron se të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-t e tyre,për të kandiduar.Por ligji i ri ka i shkollës që përgatit gjyqtarët e ardhshëm ka dhë kundërshtarët e tij.Drejtori aktual i shkollës Neshat Fana në një komunikim telefonik me RTV Ora News e shikon si antikushtetues ndërprerjen e mandatit të tij.Sipas Ligjit të ri drejtori edhe pedagogët zgjidhen nga fillimi ashtu siç u zgjodh bordi."Unë nuk do rikandidoj, që do të thotë nuk do jem më aty.  Nuk do rikonkuroj për shkak se e konsideroj antikushtetues ndërprerjen e mandatit. Për më tepër kriteret e reja të ligjit janë vendosur për të më përjashtuar mua nga gara. Bëhët fjalë për një pikë të ligjit që përjashton kandidatët që në 10 vitet e fundit,të mos jenë marrë me veprimtari politike. Unë kam qënë kandidat për deputet i PD në vitin 2005," tha ai.Fana vazhdon me tej duke paralajmëruar se ligji i ri është regres për shkollën."Edhe sikur mos të kisha këto pengesa, unë nuk do të qëndroja më pasi me këtë ligj nuk realizoj dot objektivat për të cilat kisha shkuar atje. Ligji i ri sjell regres dhe unë nuk shkova atje për të marrë një rrogë,por për të bërë ndryshime thelbesore,ndryshime të cilat me ligjin e ri stopohen. :Ndërkohë ditën e premte, 31 tetor, ministria e Drejtësisë organizon tryezen e refomës në drejtësi 2014-2020.