Kodheli takon Hagel: Trajnim në SHBA për ushtarakët shqiptarë
Edukimi dhe trajnimi i ushtarakëve shqiptarë ka qenë një ndër temat e bisedimeve të ministres shqiptare të Mbrojtjes Mimi Kodheli në takimin me homologun e saj amerikan Chuck Hagel.Ndërsa njohu sekretarin amerikan të Mbrojtjes, me ftesë të së cilit ndodhet në SHBA, lidhur me reformat e ndërmarra deri më tani në këtë fushë, ministrja Kodheli theksoi angazhimin e vendit tonë në kuadër të aleancës.Gjatë takimit u bisedua edhe për edukimin dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptare në sistemin arsimor amerikan.Kodheli do të realizoje një sërë takimesh me personalitetet më të larta amerikane.Në ditën e parë të kësaj vizite ministrja Kodheli hapi bisedimet dypalëshe në fushën e mbrojtjes ku pikat kryesore të bisedimeve pritet të përqendrohen në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në modernizimin e Forcave të Armatosura dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta.Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Ministrja e Mbrojtjes u takua me ndihmës sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland.