Neglizhenca e mjekëve, shpenzojnë vetëm 8 min kohë me pacientët
Tiranë - Një mjek shpenzon mesatarisht vetëm 8 min me pancintët për të përcaktuar diagnozën, duke e drejtuar të sëmurin pas disa pyetjeve në bërjen e ekove apo analizave të tjera.Nefrologu Myftar Barbullushi duke iu referuar këtij studimi tha se është kohë shumë e pakët komunikimi për pacientët.“8 minuta ishte mesatarja e kontaktit të mjekut më të sëmurët, një kohë minimalisht e domosdoshme për të dhënë një diagnozë. Një kohë që pasohej nga shprehja “të shkosh të bësh një eko, të bësh një skaner, një rezonancë” – tha Barbullushi.Në kohën kur internet ka rritur ndjeshëm përdoruesit e tij, mbi 50% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se kërkojnë informacion për shqetësimet e tyre në Google dhe jo duke iu drejtuar mjekëve.“Në 650 pacientë që u pyetën rastësisht, diku 480 thanë se doktori ynë më rëndësishmë është Google. Dhe një nga arsyet që zgjidhin internetin ishte mosbesimi apo puna e pakët e mjekut me pacientin, apo më e rëndësishmja koha e shkurtër e pacientit me mjekun” – u shpeh Nefrologu.Gjithashtu, krahasuar me vendet e tjera të zhvilluar, studimi evidenton edhe një fakt, bluzat e bardha në Shqipëri sakrifikojnë më pak në misionin e tyre.“Tendenca e mjekësisë tonë është drejt ecjes dhe tendencës së mjekësisë botërore, por me një ritëm të çalë, me mungesa dhe pa sakrifica. Vetëm 13% e mjekëve ishin të gatshëm të sakrifikonin edhe ekonomikisht për shkencën dhe edukimin. Pjesa tjetër nuk e bënte këtë gjë” - theksoi Barbullushi.