Integrimi, Stano: Shumica dhe opozita duhet të rivendosin dialogun politik
Proçesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga aftësia e mazhorancës dhe opozitës për të rivendosur dialogun politik.Ky është mesazhi i përcjellë nga Brukseli nga zëdhënësi i Komisionerit në largim të BE-së, Stefan Fyle.“Komisioni Europian ka ndjekur situatën në Shqipëri dhe, që nga qershori i fundit është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe për këtë arsye ka një fokus shtesë dhe pritshmëri më të madhe që të sillen në përputhje me parimet e BE-së.‘Toka e Shqiponjave’ duhet të përgatitet për fazën e ardhshme e procesit të integrimit, fillimi i negociatave. Komisioni Europian dhe shteteve anëtare po vëzhgojnë përgatitjet dhe është e qartë për të gjithë se çdo veprim do të merret parasysh kur të vendosim për fillimin e negociatave.” theksoi zëdhënësi Peter Stano.Në konferencën për mediat, Stano u kujdes të nënvizojë se pavarësisht largimit të Fyles mesazhet e Brukselit janë të njëjta dhe nevoja për dialog mes palëve do të jetë gjithmonë baza për ecjen përpara të vendit."Mesazhi i Brukselit, nuk do të ndryshojë, edhe me drejtuesit e ardhshëm të BE-së", dhe Komisionerit të ri, Johannes Hahn i cili do të kërkjë gjithmonë nga politikanët nevojën për të gjetur një kompromis dhe një dialog konstruktiv.Shumica dhe opozita duhet të rivendosin dialogun politik, veçanërisht në parlament, ku diskutohen vendimet e mëdha të politikës” tha ai.Opozita ka bojkotuar Kuvendin që pas përplasjes fizike mes deputetit demokratik Gent Strazimiri dhe atij socialist Arben Ndoka me 10 korrik.