Fier, 300 raste në vit me iktus, preken edhe moshat e reja
Fier-Mbi 200 ose 300 raste preken çdo vit në Fier nga sëmundja e aksidenteve vaskulare cerebrale ose siç njihet në mjekësi Iktus.Për mjeken neuropsikiatre Ilda Kerri ka një tendencë në rritje të kësaj sëmundje duke prekur dhe moshat e reja 20 vjeçare. Por nëse ndër shkaqet kryesore renditet abuzimi i alkoolit, drograve të ndryshme dhe duhanit neuropsikiatrja Kerri ngreh shqetësimin për mosneglizhimin e shenjave të para që shfaq kjo sëmunjde, siç mund të jetë pamundësia për të lëvizur ndonjë gjymtyrë të trupit apo për të folur e cila do të kërkonte një numër të madh mjekësh për të mjekuar një pacient të tillë.Sëmundja e aksidenteve vaskulare cerebrale është shkaku i tretë në botë për vdekshmërinë e njerëzve mbas sëmundjeve kanceroze dhe atyre të zemrës. Për këtë arsye kryefjala e mjekëve është parandalimi i kësaj sëmundje që vitet e fundit ka prekur edhe grupmoshat e vogla.