BE heq sanksionet ndaj familjes së ish- presidentit serb Millosheviç

Bashkimi Evropian ka hequr sanksionet ndaj familjes së ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i njohur si kasapi i Ballkanit.Millosheviç vdiq në Tribunalin e Hagës në vitin 2006, ndërkohë që ishte në gjykim i akuzuar për krime lufte dhe genocide në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.Agjencitë serbe njoftuan se sanksionet kundër Millosheviçit dhe personave të lidhur me të nuk janë më në fuqi, bërë kjo në dritën e marrëdhënieve aktuale midis BE-së dhe Serbisë.Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Millosheviçit, anëtarëve të familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve në vitin 2000.Në fund të shtatorit, Brukseli tha se vendimi për të ngrirë pasuritë e familjes Millosheviç dhe bashkëpunëtorëve të tij po rishqyrtohej.