"Vizita e Hoxhajt në Beograd, pranim 'de facto' i Kosovës, por jo 'de jure'

Tiranë – Diplomati kosovar Ramiz Lladrovci e konsideron vizitën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj në Serbi si një pranim “de facto” të Kosovës shtet, por ende jo “de jure”, pasi politika atje ende ecën në gjurmën e Milosheviçit.I pyetur nëse ka hapa përpara në njohjen e Kosovës nga Serbia, në emisionin “Balkan Magazine” të gazetares Lindita Karadaku në “Ora News”, i ngarkuari me punë i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci tha:“Ne po punojmë shumë që t’i normalizojmë raportet me shtetin serb, sepse me të jemi edhe në kufi. Shkuarja e z.Hoxhaj në Beograd në një farë mënyre, “de facto”, është pranim edhe i Kosovës, por “de jure” akoma Serbia nuk e ka pranuar Kosovën, por shpresojmë që këto kohë, shumë shpejt, ta njohë Kosovën.Ne po punojmë që t’i kalojmë të gjitha ato krime që janë bërë në Kosovë dhe ne jemi ata që duhet të falim dhe kemi falur. Unë vij vetë nga një familje që ka humbur tre anëtarë të familjes dhe kam tre të plagosur në të, dy herë me shtëpinë e djegur dhe ne prapë jemi të gatshëm të falim. Prandaj edhe Kosova do të pranojë që ta falë, në mënyrë që popujt tanë të rrojnë të lirë në Ballkan dhe në Bashkimin Europian. Unë mendoj se publiku në Serbi është i gatshëm ta bëjë, por mendoj se akoma jo nga politika, se politika që ndiqet është e Slobodan Milosheviçit,” – nënvizoi Lladrovci.ar.sh/Oranews.tv