Shpërthen gjatë ngritjes anija kozmike amerikane

Një anije kozmike amerikane, fatmirësisht pa kozmonautë brenda, ka shpërthyer gjatë nisjes për në hapësirë të martën në orën 23:22 me orën europiane. Anija po nisej nga Qendra Hapsinore Amerikane në Virxhinia dhe ishte drejtuar për në Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar.Anija 14-katëshe, e ndërtuar nga Koorporata e Shkencave Orbitale, mori flakë pak sekonda pasi u ngrit nga qendra. Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë mësuar, por NASA konfirmoi se dëmet materiale kapnin shfriën 200 milionë dollarëve.Anija ishte planifikuar të nisej që të hënën, por u shty për shkak se në afërsi të qendrës, që ndodhet në bregun lindor, ndodhej një varkë lundrimi. Anija mbante në bord rreth 2200 kilogramë me furnizime për gjashtë austronautët që ndodhen në Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar.Zëvendës presidenti ekzekutiv i kompanisë prodhuese, Frenk Kolbertson, tha në konferencë për shtyp se shumë shpejt do të nxirren edhe shkaqet e aksidentit."Na kanë ndodhur edhe më parë raste të tilla, dhe e kemi rrimarë veten", tha Kolbertson, duke konfirmuar se nuk ka pasur dëme në njerëz. Zyrtarët e NASA-s konfirmuan se kozmonautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapsinor, dy amerikanë, një nga Agjencia Hapsinore Europiane dhe tre rusë, kanë mjaftueshëm furnizime edhe për disa muaj.