Karburantet pa leje, Haxhinasto: Aksioni nis me Durrës-Rrogozhinë. Gjobat? Le tu djegë xhepi
Një aksion ka nisur vrullshëm dhe një tjetër është në ngjizje. Bëhet fjalë për pastrimin e rrugëve dhe autostradave nga karburantet, të cilat edhe pse në të shumtën e rasteve pa liçensë kanë dalje në rrugë.Ministri, Edmond Haxhinasto, i ftuar në Tonight Ilva Tare la të kuptohet se ky aksion nuk do jetë kaq i zhurmshëm sa ky për vjedhjen e energjisë.Ai tha se do operohet me segmente të caktuara dhe aktualisht në vlerësim është segmenti mes Durrësit dhe Rrogozhinës.Ky hap ndërmerret si rezultat i ndryshimit të kodit rrugor, pjesë e të cilit janë dhe gjobat jo pak të kontestuara nga qytetarët. Për Haxhinaston ashpërsimi i gjobave dekurajon shkelësit e ndërgjegjshëm të sinjalistikës rrugore.“Sepse për ne më tepër rëndësi ka jeta e qytetarëve.Kjo ka për efekt frikësues të realizimit të një shkelje që djeg te xhepi, po më mirë të dhëmbë te xhepi sesa te jeta e qytetarit. Tabela është aty, pse të mos respektohet? Është ligji i rrugës .Nëse një qytetar e shkel ligjin me ndërgjegje të plotë, hyn me dritë të kuqe në trafik, apo vendos fëmijën 2 vjeç te timoni, i jep dhe timonin… Këto janë shkelje me ndërgjegje të plotë, këto masa duhen dekurajuar edhe me gjoba të rënda”tha Ministri, duke shtuar se janë marrë praktikat më të mira botërore.
Me kodin e ri hyn në fuqi edhe sistemi i pikëzimit të patentave. Ministri i Transporteve thotë se nëse do shkohet deri tek heqja e patentës një drejtues nuk mund të ngasë më makinën pa u ritestuar, në të kundërt ndaj tij do zbatohen penalitetet përkatëse.Gjatë intervistës në "Tonight Ilva Tare", Haxhinasto foli dhe për një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore si dhe lidhur me ecurinë e punimeve në disa segmente rrugësh në ndërtim.Pjesë nga intervistaQëllimi juaj është ti shërbeni me standard dhe cilësi publikut, këtë do ta bëni se nuk ka pasur standard dhe cilësi?Këtë do ta bëj se është kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve, e vendit. Duhet të sjellim standard në ato gjëra që kemi realizuar. Standard duhet të kenë edhe shërbimet.Standard do të thotë dorë e hekurt, e fortë?Fjala standard është shumë e përgjithshme, përfshin gjithçka.Opinioni është para një aksioni të ndërmarrë në rrugë për ndalim makinash që kalojnë me semafor të kuq, çfarë ka ndryshuar?Nuk është vetëm një aksion, është vazhdimësi, masa në kuadër të planit kombëtar për sigurinë rrugore i miratuar në janar të këtij viti. Një plan shumë ambicioz me 62 masa, për ndërhyrje dhe përmirësime ligjore, me disa VKM , masa organizative, investime të shtuara në sinjalistikë dhe mirëmbajtje të rrugëve, por dhe një fushatë ndërgjegjësimi për një sjellje të ndryshme në rrugë, e cila duhet të pasohet nga një veprim më permanent që ka të bëjë me edukimin që në bankat e shkollës. Sjellja në rrugë është tipar i edukatës qytetare, është ajo që do na çojë në Europë.Po trajtohen të gjithë të barabartë, qytetarët janë dyshues, kanë të drejtë?Mendoj se ata duhet të jenë besues se po vendoset një standard i ri sa i takon legjitimitetit dhe zbatimit të tij në vend. Dhe në këtë moment gjithçka që po ndodh me policinë e shtetit është për tu përgëzuar. Ka kthyer besimin tek qytetarët për barazinë e tyre para ligjit. Ky zhvillim do të ndodhë edhe në shumë aspekte të tjera të qeverisjes, të marrëdhënies së qytetarit me ligjin, shtetin. Besoj se kështu do të ndodhë edhe me energjinë, aksion që ka nisur para pak ditësh, në fushën e shërbimeve të tjera publike. Jam optimist që kjo nuk është flluskë sapuni e momentit, por një rrugë me hapa të sigurtë. Po ndodhin zhvillimet përkatëse edhe për amendimet e Kodit të ri Rrugor.62 masat janë plotësime të ligjit që kishin krijuar moszbatueshmëri, janë krejt të reja?Këto masa janë në disa fusha, zbatueshmërinë ligjore, ndryshimeve ligjore, përmirësimit të mënyrës së kualifikimit dhe përgatitjes së shoferëve të ardhshëm, kontrollit të automjeteve, në fushën e një ndërgjegjësimi publik për rëndësinë e një sjellje të re në rrugë. Është e domosdoshme të respektohen rregullat, rruga, pasi është jo vetëm një aset i rëndësishëm publik. Janë investuar rreth 4 miliardë në rrugë gjatë viteve të fundit. Do rrisim sigurinë rrugore dhe të shpëtojmë sa më shumë jetë. Bilanci i aksidenteve është akoma shumë i lartë. Efekti i masave ka qenë i menjëhershëm. Kemi 35 raste aksidentesh më pak me vdekje, pra 35 jetë të shpëtuara në nëntëmujorin e parë të 2014, deri në fund të vitit synojmë të arrijmë uljen me 20 % të aksidenteve me pasojë vdekjen dhe po e realizojmë këtë objektiv.Për një pjesë të mirë të qytetarëve është dhe rëndim në xhepat e tyre, gjobat e parashikuara për shkelje të rregullave rrugore pothuajse janë sa rroga mujore e një qytetari.., pse?Sepse për ne më tepër rëndësi ka jeta e qytetarëve.Kjo ka për efekt frikësues të realizimit të një shkelje që djeg te xhepi, po më mirë të dhëmbë te xhepi sesa te jeta e qytetarit. Tabela është aty, pse të mos respektohet? Është ligji i rrugës . Nëse një qytetar e shkel ligjin me ndërgjegje të plotë, hyn me dritë të kuqe në trafik, apo vendos fëmijën 2 vjeç te timoni, i jep dhe timonin… Këto janë shkelje me ndërgjegje të plotë, këto masa duhen dekurajuar edhe me gjoba të rënda. Kemi marrë praktikat më të mira botërore. Kemi parë se forcimi i gjobave ka pasur efekte shumë të mira në reduktimin e aksidenteve. Në Hungari katërfishimi i gjobave ka sjellë me 50% ulje të aksidenteve rrugore.Australia për shembull ka masa ekstreme vetëm për zhgarravitjen e rrugëve. Nëse kapesh me sprait dënohesh me 550 dollarë australianë, nëse kapesh duke bërë zhgarravitje dënohesh me 25 mijë dollarë. Kemi të bëjmë me një aset kombëtar. Mund të kompromentojnë jetën e qytetarëve.Patenta do ketë në total 20 pikë, modeli është marrë nga Italia, për çdo shkelje do hiqen disa pikë.
Tabela do të bëhet publike për qytetarët, por pas evidentimit të shkeljes nga agjenti në terren do të ketë një komision të policisë së shtetit që do ta marrë në shqyrtim rastin konkret dhe do ta vlerësojë rastin.Komisioni heq pikë në varësi të shkeljes, nëse shkelja është e përsëritur hiqen më shumë pikë deri sa shkohet drejt heqjes së patentës.Dhe çfarë ndodh pastaj kur nuk ke patentën?Nuk mund ti japësh makinës, duhet të ritestohesh. Ka dënime penale për raste të tilla.Mbi 70 vjeç nuk mund të marrin më patentë?Do ketë ritestime, rianalizë të gjithë kondicionit fizik të personit dhe nëse situata është e përshtatshme patjetër që do të ketë mundësi. Është një element i ri, prezantimi i testit psiko-fizik si detyrim për marrjen e patentës. Pra ata që do të aplikojnë për marrjen e patentës duhet ta kalojnë dhe këtë test për të treguar që janë të aftë fizikisht dhe psiqikisht për të përballuar ngacmues të ndryshëm që mund të jenë dritat, zhurmat. Nëse nuk janë të zotë të përballojnë një dritë të fortë që vjen përballë tyre, apo një zhurmë të fortë të një borie të një makine që parakalon ata padyshim që bëhen petencial i madh për aksidente.Do ketë kontroll më të fortë ndaj Autoshkollave?Kemi filluar të ushtrojmë një kontroll më të fortë dhe vendosim elementë të caktuar në gjithë procesin e testimit, që reduktojmë hapësirat për korrupsion dhe fiktivitet. Është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të marrin lejen e drejtimit që të marrin shprehitë e nevojshme pasi kanë të bëjnë me jetën e tyre dhe të tjetrit.Aktualisht kolaudimi i automjeteve është një monopol që i është dhënë një kompanie të vetme, do vazhdojë kështu?Është një kontratë e cila duhet zbatuar, kontrata është një ligj që nuk mund të shkelet përveç në rastet kur mund të zhbëhet nga mungesa e performancës së kompanisë. Ka pasur kërkesa por ne për momentin jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Në gjykimin tonë deri tani kompania është duke zbatuar detyrimet kontraktore.Deri sa numri i automjeteve që përfshihen në aksidente për shkak të gjendjes së tyre fizike është i lartë nuk mund të shkojë kjo në llogari të kompanisë që bën kolaudimin?Është e lidhur, por kjo ka të bëjë dhe me shumë çështje të tjera. Një nga këto janë cilësia e pikave të servisit. Ndonëse ato japin një shërbim jetik, nuk kanë asnjë çertifikim , asnjë vërtetim të aftësisë së tyre për të bërë këtë lloj shërbimi dhe kjo gjë duhet rregulluar. Duhet standartizuar gjërat. Ky është shërbim terësisht i liberalizuar, por kjo s’do të thotë të ketë papërgjegjshmëri.Në 3700 km rrugë kombëtare ne kemi 1000 karburante, ndërkohë që standardi europian është për 50 km një karburant, çdo bëhet?Po vendet e përparuara këtë standard kanë dhe nuk i kanë në rrugët kryesore, po dytësore. Ne kemi përcaktuar standardin sesi duhet të jenë pikat e servisit, është miratuar me VKM. Kjo do jetë referencë për të gjithë ndërtimet që do bëhen për të ardhmen, por do të jetë dhe një pikë reference për rivlerësimin e këtyre ekzistuese.Nga këto 1000 që janë në rrugët kombëtare vetëm 98 prej tyre kanë leje hyrje-dalje në rrugë, pjesa tjetër nuk e kanë.Ato mund të vazhdojnë operimin e tyre, pasi mund të jenë pika të shërbimit të ndryshëm por nuk do kenë akses në rrugë. Është një set kriteresh që ne do të zbatojmë, vlerësojmë sipas peshës dhe do dalim me një vlerësim nëse një pikë do ketë të drejtën e hyrje-daljes në një rrugë kombëtare ose do të operojë si një pikë servisi, shërbimi. Shqipëria e ka kaluar fazën e anarkisë dhe kaosit. Është në fazën e veprimit të një vendi që synon Europën. Nuk mundet të lejohet ky liberalizëm ekstrem, pasi është kosto për qytetarët. Ky rregull duhet të jetë pjesë e planit të përgjithshëm të realizimit të një vepre.Ka një afat?Do veprojmë me segmente të caktuara. Segmenti i parë që do të vlerësohet është ai mes Durrësit dhe Rrogozhinës. Jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve për pikat e karburanteve dhe serviseve aty. Do ti kalojmë në një proces shumë institucional vlerësimi, duke parë dhe kriteret urbanistike të këtyre zonave.Ideja e krijimit të autogrilave?Për këto po flasim dhe ky do jetë kriteri që do zbatohet.Rruga e Kombit, kalimi me konçesion , çfarë është bërë me atë tender?Është e vërtetë që nuk është kryer tenderi, plani ka qenë gjatë verës. Por nevoja e sugjeruar dhe nga konsulenca jonë, sugjeroi që për rastin specifik që kanë rrugët në rastin e konçensioneve, apo të marrëveshjeve, rrugët duhet të përjashtoheshin nga studimi i fizibilitetit me gjithë elementët e tij pasi mungojnë të dhënat historike.Përderisa janë rrugë të reja dhe nuk dihet sa është trafiku në to.Është miratuar ndryshimi ligjor në parlament për koncesionet, VKM që përcakton rregullat konkrete për rrugët dhe besoj se brenda këtij këtij viti do tenderohet.Nga IFC rezulton që kompanitë që kanë qenë të interesuara në garën e parë, e cila ka qenë shumë e interesuar, janë akoma të interesuara.A ka a dalë një shifër sa do të jetë kalimi për një person që kalon në rrugë?Edhe kjo është për tu vendosur. Është diskutuar për një vlerë 5 euro, por nuk është përfundimtare.Po Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, do jepen në koncesion?Ne jemi në procesin e përgatitjes së një studimi për taksimin e rrugëve të Shqipërisë që e aplikojnë disa vende të rajonit. Mendoj se janë mundësitë për të zbatuar këto taksime, flas për rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan. Do jemi shumë më të qartë pas studimit që përfundon pranverën e vitit që vjen.Po rruga Lin-Pogradec kur do përfundojë?Rruga Lin-Pogradec normalisht duhet të përfundojë në fund të 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, por jam optimist se do përfundojë në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.Rruga e Beratit?Normalisht do të përfundojë në pranverën e vitit që vjen. Po flas për tre lotet e saj. Janë fondet. 5 euro për Rrugën e Kombit nuk është e përballueshme për shqiptarët ndoshta ?Ne do të ndjekim një praktikë botërore pasi është e domosdoshme që përdoruesit e rrugës që të marrin një shërbim të cilësisë së lartë duhet të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës. Kjo masë e cila nuk është përfundimtare është llogaritur duke pasur parasysh dhe një mesatare rajonale. Është relativisht sa 3-4 litra naftë. Besoj se do të jetë një kosto e përballueshme nëse do të kemi parasysysh cilësinë e re që do të ofrohet në rrugë në rastin e realizimit të gjithë shërbimit të mirëmbajtjes.Sa është fondi për mirëmbajtjen e rrugëve?10 milionë dollarë në vit dhe tendenca është në rritje. Ndiqni të plotë emisionin “Tonight Ilva Tare”