Soltes: Tani ka më shumë korrupsion, gishti i drejtohet KLSH-së: Ku je?

Tiranë – Korrupsioni i kushton Europës 125 miliardë euro në vit, ndaj roli i institucioneve të tilla si Kontrolli i Lartë i Shtetit, është shumë i rëndësishëm.Eurodeputeti slloven Igor Soltes tha sot në Tiranë, gjatë një konference shkencore të KLSH-së se “roli i KLSH-ve është shumë i rëndësishëm, sepse tani kemi më shumë korrupsion sesa në të kaluarën. Njerëzit dhe bizneset duhet të kenë besim, se ne si KLSH do të na drejtohet gishti: “Ku jeni tashmë?” Ju jeni atje për ta luftuar, për ta ndaluar korrupsionin dhe parregullsitë. Ne nuk duhet të zbulojmë, por ta theksojmë më shumë rolin e KLSH-ve në këtë pozitë të re të financave publike.”Soltes tha gjithashtu në “në shkurt të këtij viti prezantuam në KE, raportin e parë për korrupsionin në 28 vendet anëtare të BE-së dhe rezultoi se korrupsioni ka dëmtuar besimin, ka dëmtuar ekonominë. Ne duhet t’u shpjegojmë taksapaguesve se ata duhet t’i paguajnë taksat ndërkohë që mund të gjeni shumë histori korrupsioni në të gjithë Europën.Ndaj duhet një bashkëpunim i shpejtë ndërmjet audituesve të jashtëm dhe atyre të brendshëm; sidomos ka raste kur audituesit e brendshëm kanë informacione më shumë se të jashtmit, por në disa raste të tjera është shumë mirë për audituesit e jashtëm të veprojnë lidhur me këto. Lidhur me një rast, hekurudha Torino – Lion, - tha eurodeputeti, - u theksua se kishte pasur parregullsi dhe ky mund të ishte një skandal shumë i madh; po pyetet dhe tani e ka Gjykata Europiane e Llogarive, që të mos presë që të kalojë, por të marrë masa të hetojë e të verifikojë.Kur flasim për korrupsionin në Europë, tek ky raport mund të gjejmë disa shifra se korrupsioni kushton për Evropën 125 miliardë euro, - nënvizoi Soltes.armanda shtembari/Oranews.tv