Ekzekutohet nga sulmet ajrore të amerikanëve numri dy i IS në Irak
Forcat irakiane kanë vrarë një nga liderët e Shtetit Islamik në Irak. Personi është identifikuar si Salah al Zobaie, i konsideruar numri dy i Shtetit Islamik në provincën e Al Anbar.Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat kanë cituar forcat e sigurisë irakiane.Ndërkohë sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik vijon nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sot forcat kurde të Irakut po udhëtojnë drejt Kobanit, në ndihmë të kurdeve sirianë, të cilët po luftojnë prej javësh kundër ektremistëve islamikë.Autoritet ushtarake amerikane deklaruan sot se kanë kryer 9 sulme ajrore gjthsej, katër në Kobani dhe pesë në Irak. Ndërkaq Shteti Islamik ka aktualisht një të tretën e Irakut nën kontrroll dhe pjesë të medha territoriale në Siri.