Skandal/ Tabela s’funksionoi, Vllaznia humb ndeshjen në Ligën Ballkanike të Basketbollit
Skandalet duket se nuk kanë të sosur në sport dhe i radhës është shënuar në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës.Instalimi pak orë para startit të takimit dhe më pas mosfunksionimi i tabelave elektronike, ka bërë që të mos zhvillohet ndeshja e Ligës Ballkanike në Basketboll për meshkuj Vllaznia - Mornar i Tivarit.Bashkia e Shkodrës ishte kujdesur t’a blinte këtë tabelë në Kroaci së bashku me Federatën e Basketbollit, por duket se gjerat nuk i kanë shkuar siç pritej, duke i humbur ndeshjen në tavolinë shkodranëve 0 -20.As teknikët e ardhur nga Kosova, të cilët kishin instaluar këtë tabelë nuk arritën të zgjidhin defektin, ndonëse skuadrat dhe publiku priten mbi 60 minuta në fushë. Gjyqtarët, 2 grekë dhe një bullgar zbatuan deri në fund rregulloren duke pritur me skudrat.Edhe tentativat e organizatorëve rezultuan të dështuara, pasi u munduan të rikthejnë në punë një tabelë të vjetër të viteve ‘60.Basketbollistët e të dy ekipeve kanë zbritur megjithatë në fushën e lojës duke bërë nxemjen e zakonshme e bashkë me ta edhe gjyqtarët e takimit, dy grekët dhe bullgari.Ata kanë zbatuar rregulloren duke pritur plot 60 minuta që ky problem të rregullohej, por kjo nuk ka ndodhur kështu. Delegati i Ligës Ballkanike në konsultim me gjyqtarët dhe komisarin e ndeshjes vendosen ne fund moszhvillin e saj.Komisari i ndeshjes, Stravi Bello, lidhur me anullimin e ndeshjes Vllaznia-Mornar i Tivarit, u shpreh se: “pa aparaturat teknike një ndeshje basketbolli nuk mund të zhvillohet. Ne u përpoqëm, e shtymë gati një orë, në mënyrë që të rregulloheshin aparaturat.Faktikisht ato nuk u rragulluan, as sistemi i vjetër, kështu që mendojmë se do të merret një vendim nga Bordi i Ligës Ballkanike. Shpresoj më të mirën për sportin dhe për ekipin e “Vllaznisë”” – tha Bello.Perveç humbjes së ndeshjes “Vllaznia” pritet të ndëshkohet edhe me gjobë nga Federata e Ligës Ballkanike, si dhe masa të tjera për 3 takimet e ardhshme.Bashkia kishte investuar 4.7 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e parketit të Pallatit të Sportit për të pritur pikërisht këtë eveniment. Dhe 6 mijë euro ishte çmimi që kjo bashki pagoi për tabelën e cila në vend që të shënonte pikët fituese të Vllaznisë e penalizoi duke i humbur ndeshjen në tavolinë.[caption id="attachment_410973" align="alignright" width="640"]
Në foto: Tabela elektronike e cila nuk funksionoi në ndeshjen e Ligës Ballkanike të Basketbollit[/caption][caption id="attachment_410972" align="alignright" width="640"]
Në foto: Tabela e vjetër e viteve '60[/caption][caption id="attachment_410981" align="alignright" width="640"]
Në foto: Stavri Bello, komisar i ndeshjes[/caption][caption id="attachment_410982" align="alignright" width="640"]
Në foto: Pamje nga fusha gjatë ndërprerjes së lojës[/caption]