Krijimi i Universit, Papa: Zoti nuk është magjistar, njeriu ka evoluar

Teoria e Big-Bengut, e njohur ndryshe si shpërthimi i fuqishëm që krijoi Universin nuk përjashton Zotin si krijues të universit, për me tepër e kërkon atë.Ky është qëndrimi i Papa Françeskut mbajtur gjatë një takimi me anëtarët e Akademisë së Shkencave Papnore, të cilët u takuan për të diskutuar "konceptet e evolucionit të Natyrës''.''Fillimi i botës nuk është rezultat i kaosit apo diçkaje tjetër, por krijimi i saj rjedh drejpërdrejt nga një parim suprem, siç është dashuria. Big-Bengu, i cili sot konsiderohet origjina e botës, nuk kundërshton ndërhyrjen e Zotit në krijimin e botës, por përkundrazi e kërkon atë”.Papa gjithashtu tha se evolucioni nuk përjashton krijimin e Perëndisë.''Evolucioni i Natyrës nuk është në kundërshtim me nocionin hyjnor të krijimit të botës, pasi evolucioni kërkon krijimin e qënieve që zhvillohen”.Kreu i Kishës katolike tha se Zoti nuk është magjistar, pasi zoti e krijoi njeriun, pastaj e la atë të zhvillohet.Ati i Shenjtë tha se “kur lexojmë apo flasim për krijimin dhe fillesën rrezikojmë të imagjinojmë Zotin me një shkop magjik në dorë në gjendje për të bërë gjithçka. Kjo s'është e vërtetë”, tha Papa Françesku.