Ganaj:Denoncuam gjyqtarë për fshehje pasurie, KLD asnjë masë

Tiranë - Pas mazhorancës së majtë, edhe ILDKPI  ka shigjetuar KLD-në, si pengesë për drejtësinë.Ka qenë vetë kryeinspektori Shkëlqim Ganaj i cili ka akuzuar KLD-në se ka mbyllur sytë para dosjeve të rënda ku gjyqtarët kanë  qenë në konflikt interesi e kanë fshehur pasurinë, por ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë."Janë kallëzuar zyrtarë me miliona pasuri të fshehura, ambasadorë, gjyqtarë, anëtarë të KLD-së. Kallëzimet kanë prekur të gjithë spektrin e zyrtarëve të lartë. Problem mbetet KLD  i cili ndonëse ka pasur në shqyrtim raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës nuk ka marrë asnjë masë."Përballë kësaj situate Ganaj kërkoi firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit mes ILDKPI-së dhe KLD-së që deri më tani sipas tij, nuk është realizuar për shkak të KLD-së.Por kur u pyet për bashkëpunimin me prokurorinë, kryeinspektori u tregua i matur.Në seancën dëgjimore në komsionin e ligjeve, Ganaj nuk kurseu kritikat as ndaj paraardhëses Zana Xhuka"Kam gjetur një institucion të degraduar" tha ai.Ndërkohë ILDKP  ka  ngritur kallëzim penal ndaj  16 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve për fshehje të pasurisë,Është kallëzuar penalisht Andis Harasni,  pasi nuk deklaroi pasurinë në kohën kur mbante mandatin e deputetit. Penalisht do të ndiqen edhe Afërdita Hysa, Drejtore Rajonale e Tatimeve në Tiranë. doganierja Elisabeta Ferizaj dhe zyrtarë të tjerë.Oranews.tv