Kalaja e Lezhës, gati ndërhyrja për të thithur më shumë turistë

Lezhë - Në Kalanë e Lezhës pritet ndërhyrja për restaurimin e mureve, ritabelizimin e saj dhe krijimin e kushteve të nevojshme për turizëm. Projekti ka kaluar tashmë në Këshillin Kombëtar të Restaurimëve dhe pritet vetëm nisja e punimeve.Kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, Besi Bekteshi, ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të ndërhyhet për rikthimin e ndriçimit në këtë Kala.“Do të kryhet ritabelizimi i Kalasë dhe krijimi i një kioske për informacionin. Pretendojmë që të bëhet një projekt i madh prej 32 mijë Euro, i cili të plotësojë kushtet kushtet të cilat kanë munguar prej kohësh në këtë Kala”, u shpreh BekteshiNëpërmjet këtyre ndërhyrjeve, synohet që të rritet akoma më shumë interesi i vizitorëve dhe turistëve për Kalanë e Lezhës, si një tjetër akses për turizmin në Lezhë./nzh/oranews.tv/