Guvernatori i huaj? Angjeli: E rëndësishme është të respektojë ligjin

Tiranë -Nuk ka rëndësi nëse guvernatori i ri është i huaj apo shqiptar. Për Anastas Angjelin e rëndësishme është që të respektojë ligjin dhe të jetë i aftë të drejtojë një institucion të rëndësishëm për sistemin bankar në Shqipëri.“Guvernatori në këtë fazë është një kompetencë e përcaktuar shumë drejt nga Kushtetuta, është kryeministri dhe Presidenti i Republikës që janë në negociata, dhe pa dyshim me plotësimin e Këshillit Mbikqyrës do të ketë një rrugëzgjidhje të plotë edhe për zgjedhjen e një guvernatori ku do të jetë stabilizuar.Ligji e ka të përcaktuar qartë, për mua nuk ka rëndësi nëse është i huaj apo shqiptar, për mua kanë rëndësi dy momente; respektimi i ligjit dhe i kushtetutës dhe një njeri i aftë për ta drejtuar këtë institucion kaq të rëndësishëm në dobi të financave, sistemit bankar të Republikës së Shqipërisë”, tha Angjeli.Angjeli: Reforma në sistemin energjetik nuk është vetëm rritja e çmimitDeputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, ia faturoi Partisë Demokratike rritjen e treguesit të matjes së varfërisë. Lidhur me aksionin e qeverisë për sistemin energjetik ish ministri i Financave tha se ky aksion bazohet në kryerjen e një reforme terësore.I ftuar në RTV “Ora News”, në studion e lajmeve me gazetaren Jonida Shehu, Angjeli tha se shifra 15.5% të treguesit të varfërisë në 2013, ishte edhe një “pasqyrë” e gjendjes financiare, ekonomike dhe sociale e trashëguar e asaj periudhe."Fakti që në fund të vitit 2013 vendi arriti në një nivel varfërie prej 15.5% afërsisht është një dëshmi, nja pasqyrë edhe e atij rezultati ekonomik dhe asaj gjendje të financave dhe gjendje sociale që vendi trashëgoi në periudhën deri në fund të vitit 2013.Pra, ra ekonomia, u dërrmuan financat publike. Ne matjen e ardhshme indikatorët kryesorë të saj në radhë të parë janë ekonomia dhe gjendja financiare, në qoftë se këto të dyja japin sinjal se po marrin kthesë, kjo do të reflektohet, por jo në mënyrë të menjëhershme” - tha Angjeli.Angjeli: Çështja e energjisë po trajtohet shumë ngusht“Çeshtja e energjisë po trajtohet shumë ngusht, në një këndvështrim. Kjo është pjesa më sensibël, nëse do të ketë rritje çmimi apo s’do të ketë rritje çmimi, nëse do të shkojnë në burg apo jo. Më duket se ka një ekzagjerim, edhe të mediave, të cilët janë fokusuar vetëm në anën që krijon më tepër skup.Ka një anë tjetër, sepse e para është turp i madh që një vend si vendi ynë, që nga viti 1991, rikthehet përsëri në vitin 1998 nga pikëpamja e zhvillimit të sektorit energjitik, e treguesve dhe situatës katastrofike që ka sektori energjitik, e gjendjes financiare të shkatërruar të këtij sistemi, e pamundësisë për investime në mënyrë dramatike të sistemit energjitik, pra jemi krhtyer 20 vjet më përpara. Prandaj them që ka një keqkuptim ku media është fokusuar vetëm në dy fjalë, “çmimi do të rritet , të gjithë në burg”.Nuk është kështu. Ka një aksion të madh i cili bazohet në kryerjen e një reforme terësore në sektorin e energjetik në tre drejtime kryesore, drejtim institucional, menaxherial dhe drejtim ligjor. Ku pa dyshim që edhe instrumentat e tjerë, ai i çmimit, janë pjesë e kësaj reforme. Instrumenti i rritjes së cmimit nuk është rruga e zgjidhjes së reformës në sistemin energjitik dhe qeveria nuk është duke e bërë këtë. Nuk është duke përdorur të vetmin instrument vetëm rritjen e çmimit apo heqjen e asaj që quhet heqja e fashës. Të vijë faturat dhe do shikoni sa do paguani."