Gati festivali operistik "Marie Kraja", 15 konkurentë para jurisë ndërkombëtare
Tiranë - Në 31 tetor dhe 1 nëntor rikthehet festivali ndërkombëtar i zërave operistikë “Marie Kraja”. Në dy netë, drejtoresha e festivalit Zana Çela premton për publikun shqiptar emocione të mëdha.Të 15 konkurentët tashmë kanë nisur përgatitjet dhe do të jetë një juri prestigjoze ndëkombëtare, e cila do të përzgjedhë edhe fituesin.Paolo Ingrasciotta do të përfaqësojë Italinë në festival dhe për të ky është një konkurs prestigjoz dhe mbështetja e publikut shqiptar ka mjaft rëndësi.“Do të konkuroj me pjesë të kompozitorëve të mëdhenj në një konkurs mjaft presigjoz si ky, - shprehet ai. - Një konkurs, i cili na promovon ne artistët e rinj. E dua Shqipërinë dhe shpresoj shumë që shqiptarët të më mbështesin dhe kështu të mund të arrij deri në natën finale.”Edhe Greqia ka përfaqësuesen e saj në festival, e cila do të konkurojë me dy pjesë të kompozitorëvë të mëdhenj: “Jam shumë e emocionuar, - tha ajo. – “Marije Kraja” është një konkurs mjaft i rëndësishëm për ne artistët e rinj. Do të konkuroj me dy pjesë të mëdha, njera që ka alegri dhe gjallëri brenda, ndërsa tjetra është e kundërta, ka brenda saj shumë dhimbje. Uroj shume të arrij në natën finale.”Synim i festivalit është promovimi i trashëgimisë kulturore, përmirësimi i imazhit të vendit tonë përmes organizimit të një aktiviteti me standarde ndërkombëtare, por mbi të gjitha nxitja, zhvillimi dhe promovimi i talenteve të reja.Oranews.tv