Deputetët shqyrtojnë sërish Kodin e ri Rrugor, priten kundërshtitë e PD

Tiranë - Komisioni për Sigurinë Kombëtare i Kuvendit pritet të marrë sot në shqyrtim nen për nen dhe të miratojë projektligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.Kodi i Rrugor ka ngjallur debate të shumta dhe diskutime brenda dhe jashtë komisionit, pasi Partia Demokratike, edhe pse duke vazhduar bojkotin, e ka kundërshtuar në disa pika këtë ligj nga selia e saj, ku mblodhi deputetët përkatës që e bënë oponencën nëpërmjet ekranit.PD-ja po ashtu bëri të ditur se kundërshtitë e saj do t’i paraqesë me shkrim. Thelbi i kundërshtimeve për projektligjin e mazhorancës qëndronte më së shumti në mospërshtatjen e ligjit me standartet europiane dhe me vlerën tepër të lartë të gjobave ndaj drejtuesve të mjeteve.ar.sh/Oranews.tv