Aksidentohet bashkëshortja e Ivica Daçiç

B​ashkëshortja e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, Sanja Daçiç është përfshirë në një aksident rrugor, teksa ishte duke udhëtuar me makinën zyrtare të burrit të saj.Sanja Daçiç është përplasur me një kamion në Novi Sad, të martën e 28 tetorit.Mediat serbe raportojnë se gruaja e ministrit Dacic nuk është lënduar ndërsa nga përplasja janë shkaktuar dëmë të lehta material.Ndërkohë rreth një javë më parë u përfshi në aksident rrugor edhe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic, por edhe ai nuk u lëndua për shkak se në momentin e përplasjes makina zyrtare lëvizste me shpejtësi të ulët.