FOTO- INUK lë bizneset pa shkallë, në ajër, PD: Rama po prish ato që i lejoi

Tiranë – Unifikimi i fasadave dhe zhbllokimi i trotuareve në dy bulevardet e Tiranës, “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”, ka ngjallur zemërimin e atyre qytetarëve që po përballen me shembjet e INUK-ut. Ata janë mbështetur nga Partia Demokratike. Deputeti Gerti Bogdani është takuar me qytetarët që janë cenuar nga shembjet dhe ka deklaruar se Qeveria po mbyll shumë vende pune, duke “shembur” edhe vetë lejet që u kanë dhënë këtyre qytetarëve për këto ndërtime.“Jemi në një zonë kryesore të qytetit të Tiranës në Bulevardin “Zhan Dark” dhe Bulevardin “Bajram Curri”, - tha Bogdani, - ku zemërimi, inati dhe pashpirtësia e kryeministrit të këtij vendi vazhdon të mos ketë fre. Para disa ditësh ai prishi të gjitha hyrjet në bizneset e katit të dytë dhe të parë. Së pari, një prishje selektive, një prishje pa njoftim, një prishje pa marrë parasysh që këto biznese punësojnë familje, shqiptare, këto biznese mbajnë me bukë familje shqiptare. Mbi të gjitha, është një prishje që shkon në kundërshtim me një vendim që ai vetë e ka dhënë dhe e ka firmosur, kur flet për unifikimin e fasadave të të gjitha këtyre fasadave.Eshtë firma e Edi Ramës me të cilën banorët kanë ndërtuar këto biznese dhe është urdhëri i Edi Ramës, fjala e tij në këtë rast, me të cilën i prish, - theksoi deputeti. - Ky kryeministër nuk ka ardhur për të krijuar 300 mijë vende pune por për t’i mbyllur ato sepse këtu familjet shqiptare mbajnë me bukë familjet e tyre, dhe të punësuarit, dhe sot këto biznese janë në ajër. Janë në ajër sepse nuk kanë si të ngjiten në shkallët e tyre. E njëjta gjë me bizneset e katit të parë. Kjo tregon një mentalitet të pashpirt të një njeriu që mesa duket nuk i do të mirën qytetarëve shqiptarë sepse vazhdon ti rëndojë, jo vetëm me rritjen e çmimit të energjisë, çmimin e naftës, por sot edhe me prishjet pa kriter dhe me prishje selektive”, - përfundoi Bogdani.ar.sh/Oranews.tvBogdanieepallat pallatii