Zgjedhjet e 23 qershorit, Rama: Fitorja e PS është e padiskutueshme
Kryetari i PS, Edi Rama, deklaron se Shqipëria është në udhëkryq shumë të rrezikshëm dhe se zgjedhjet e 23 qershorit, kanë një peshë te veçantë për vendin.Vetëm një ditë pas vizitës se Eurokomisionerit Stefan Fule, lideri i opozitës duke marre pjese në Akademinë politike të PS-së, tha se fitorja e qershorit është e padiksutueshme, por ajo konsiderohet vetëm si fillimi i një rrugë për ringritjen e vendit.Lideri i selisë rozë ka ftuar studentët e kësaj Akademie të bëhen pjesë e ndryshimit, duke bërë fushatë për këtë parti, e duke u kthyer në zëdhënës të programit për një Rilindje shqiptare.“Ne duhet të fitojmë së bashku. Në 23 qershor duhet të fitojë secili nga ju. Duhet të ndjehet fitimtar secili nga ju. Duhet të festojë fitoren secili nga ju, jo thjesht si kontributor në një fushatë, por si kontributor në rrugën e një Rilindje Shqiptare, e cila vetëm sa fillon ditën kur mbaron fushata, vetëm sa nis ditën kur përfundon numërimi i votave, vetëm sa hapet përpara nesh si një horizont sfidash dhe mundësish ditën kur mbyllet gjithë ky proces” tha Rama.Ky është viti i tretë i Akademisë së PS-së. Këtë vit pjesë e Akademisë do jenë 400 studentë nga rreth 1000 aplikime të ardhura.