Liga 1 franceze, dështojnë Marselle dhe Lion

Kampionati Francez, vazhdonë të dhurojë surpriza të shumta nga java në javë. Skuadrat e Lion dhe Marselle, nuk kanë arritur të mbajnë ritmin e PSG në javën e 23-të, pasi kanë shënuar rezultate negative. Skuadra e Lion, është mundur në transfertë nga ekipi i Ajaccio, me rezultatin 3-1. Njeriu i ndeshjes në këtë takim ishte padyshim rumuni, Adrian Mutut. Ky i fundit arriti të shënonte një dopietë në këtë takim duke i dhënë skuadrës së tijë fitoren. Të parët që kaluan në avantazh, ishin miqtë në fillimin e pjesës së dytë ndërsa në vetëm pas pak minutash u barazua gjithëçka, për të arrdhur pastaj në dy golat e sulmuesit Mutu. Ky i fundit ka treguar talentin e tij dhe se jo me kot ka luajtur për disa skuadra të mëdha Europiane si Chelsea, Juventus, Inter e të tjerë.Ndërsa Marsejezët kanë humbur në shtëpi përballë skuadrës së Nensi me rezultatin 0-1. Deçiziv në këtë takim ka qenë autogoli i vendasve i shënuar në minutën e 73-të të takimit, pasi më parë marsejezët kishin mbetur me 10 lojtarë. Përveç këtyre rezultateve në javën e 23-të të Ligës së parë Franceze janë shënuar këto rezultate:Toulouse - PSG   0 - 4Lorient  -  Rennes  2-2Bastia  -  Evian  0-0Bordeaux  -  Valenciennes   2-0Brest  -  Nice   0-2Lille  -  Troyes   1-1Sochaux  -  Saint-Etienne   1-2Ajaccio  -  Lyon   3-1Montpellier  -  Reims   3-1Marseille  -  Nancy   0-1