Tjetër hap fals për Inter dhe Lazio
Në javën e 23 të kampionatit Italian, skuadrat e mëdha që kanë dështuar janë të shumta duke filluar nga Interi i Stramacionit dhe duke përfundur me dy skuadrat kryeqytetase.Zikaltrit, me shumë emra të ri në formacion pas goditjeve në merkato priteshin të luftonin për titull në javët e mbetura të kampionatit, por ka ndodhur krejtësisht e kundërta, ata janë mundur nga skuadra e fundit në renditje, Siena me rezultatin 3-1. Blerjet e reja, Skeloto Kuzmanoviç dhe Kovaçiç nuk kanë rezultuar deçisive për ti siguruar kësaj skuadre tre pikë në transfertë. Pjesa e parë ishte vendimtare për fatet e ndeshjes, pasi Siena gjeti dy herë golin me Emegara dhe Sestu, ndërsa Kasano barazoi përkohësisht rezultatin me një gjuajtje që gjeti të papërgatitur portierin e vendasve. Por në minutën e 55-të, ndeshja e Interit praktikisht mbyllet nga kartoni i kuq i Kivu, i cili shkaktoi penallti, ndërsa Rosina nuk e pati të vështirë të mposhte Handanoviçin nga pika e bardhë.Një tjetër humbje e papritur ishte ajo e Lacios 3-2 në fushën e Xhenoas. Në këtë takim, kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, e nisi ndeshjen si zëvendësues ndërsa fitoi edhe një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Mauri. Edhe pse në disavantazh të dy golave, të besuarit e Petkoviç, arritën të barazonin rezultatin të cilin nuk do ta mbanin në minutat shtesë të takimit, ku Xhenovezët shënuan golin deçiziv të këtij takimi, duke mundur kryeqytetasit që tashmë i janë larguar kreut të renditjes dhe rrezikohen nga Milan. Kështu në javën e 23 të kampionatit Italian janë shënuar këto rezultate:Roma - Cagliari 2-4Torino - Sampdoria 0-0Napoli - Catania 2-0Chievo - Juventus 1-2Fiorentina - Parma 2-0Genoa - Lazio 3-2Palermo - Atalanta 1-2Pescara - Bologna 2-3Siena - Inter 3-1Milan - Udinese 2-1