Treni përplas automjetin me tre anëtarë të familjes Kovaçi, 1 i vdekur, 2 të plagosur
1 i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti në Shkodër.Tre pjestarë të një familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së automjetit nga treni i linjës hekurudhore Tiranë-Shkodër.Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit në fshatin Kaçe në Vaun e Dejës, ku tre anëtarë të një familje, përkatësisht Ernest, Altin dhe Vitore Kovaçi teksa po përpiqeshin të kalonin hekurudhën me automjetin e tyre janë përplasur nga treni i linjës.Për pasojë të tre personat kanë mbetur të plagosur, ku dy prej tyre në gjenje të rëndë shëndetësore. Menjëherë ata janë transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore, ku disa minuta më pas si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë Altin Kovaci. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, ku po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.Aksidenti i këtij lloji është i dyti për 2013, pasi vetëm me 18 janar treni i linjës Tiranë-Shkodër ka përplasur një automjet tip “Volksëagen’, ku si pasojë mbeti i plagosur shoferi i makinës, Elvis Selimi 24-vjeç.