Super Balotelli, i jep fitoren Milan dhe e nis me dopjetë

Mario Baloteli ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë te Milani, duke e nisur aventurën në mënyrën më të mirë të mundshme. Supermario, ka shënuar që në ndeshjen e parë me fanellën kuqezi, një dopietë personale duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij ndaj Udinezes dhe  duke ngjitur kuqezinjtë në vendin e katërt në renditjen e Serisë A. Edhe pse Balotelli debutoi me një dygolësh, suksesi i kuqezinjve ka ardhur mes polemikave, pasi miqtë kundërshtuan penalltinë e dhënë nga arbitri në minutat e fundit të ndeshjes.Baloteli, pritej ta niste ndeshjen nga stoli, por dëmtimi i Pacinit në nxemje ka bërë që ai të ishte menjëherë titullar përkrah Niang e El Sharaui. Treshja e sulmit kuqezi bën një pjesë të parë të shkëlqyer, me aksione të njëpasnjëshme dhe raste të shumta për gol, me Balotelin që arrinë të lërë menjëherë shenjën e tij me një goditje fluturimthi që përfundon pas krahëve te Padeli në minutën e 25-të.Në pjesën e dytë, atëherë kur nuk pritej, vjen goli i barazimit për Udinezen që godet në kundërsulm me Pinzin në minutën e 55-të. Alegri provon një sulm me katër sulmues pasi hedh në fushë edhe Bojan, por skuadra e tij nuk arrinë të konkretizojë rastet e krijuara, me Niang që i afrohet më shumë golit pasi "predha" e tij nga brenda zonës ndalet nga traversa.Kur gjithëçka po shkonte drejt barazimit, gjyqtari Valeri akordon një penallti të dyshimtë ndaj El Sharauit. Pavarësisht protestave të Udinezes, vendimi nuk ndryshon dhe Baloteli gjuan nga pika e bardhë duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij të re.Tashmë Milani e sheh veten në vendin e katërt në renditje dhe synon pjesëmarrjen në Chempions Lige, ndërsa ka rigjetur njeriun e duhur për ta udhëhequr drejt suksesit, Mario Balotelin.