Juve i përgjigjet Napolit, fiton dhe kryeson kampionatin

Në Itali, java e 23 e kampionatit është shoqëruar me rikthimin e kampionëve në fuqi te fitorja duke iu përgjigjur kështu skuadrës së Napolit që për pak orë barazoi me pike, bardhezinjtë në renditje.Të besuarit e Kontes, janë rikthyer përsëri të vetëm në kreun e renditjes së kampionatit pas fitores 2-1 në transfertë ndaj Kievos. Ky ishte një sukses shumë i rëndësishëm i kampionëve të Italisë në rrugën drejt titullit kampion. Suksesi i Juventusit në këtë takim ishte meritë e një pjese të parë të shkëlqyer të skuadrës së drejtuar nga Antonio Konte, të dominuar plotësisht dhe me dy gola mjaft të bukur të Matri e Lihtshtajner. Por në pjesën e dytë, Kievo arrinë të shkurtojë diferencën me Tero dhe rrezikon disa herë portën e kampioneve por pa arritur të barazojnë rezultatin. Në radhët e Kievos, në stolin e rezervave ishte portier kuqezi, Samir Ujkani, blerja më e re e veronezëve, i cili e nis këtë takim si portier reserve, ndërsa pritet të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme.Ashtu si juventusi edhe Napoli, ka fituar ndeshjen me Catanian me rezultat 2 me 0. Napoletanët shënuan me Hamsik në minutën e 31 dhe Canavaro në minutën e 44, duke rritur shpresat që kjo skuadër ështe denjtë për të rivalizuar me kampionet në fuqi të Italisë. Me fitoren e dy kryesuesve të kampionatit Italian, Juventus vazhdon të ruaj diferencën e vogël prej tre pikësh ndaj skuadrës së Teknikut Maxarri. Skuadra e këtij të fundit shihet si një nga ekipet pretendente për të luftuar deri në fund me kampionët e Seria A për titull kampion.