Premier League java e 25-të
Java e 25 e kampionatit Anglez u ka shërbyer kryesuesve për të çuar në 9 diferencën e pikëve me ndjekësit më të afërt.Manchester United e ka mposhtur edhe Fulhamin në transfertë duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Premier ligë.Një gol i Rooneyt i realizuar në minutën e 80 të ndeshjes, ishte vendimtar në këtë ndeshje për marrjen e tre pikëve dhe arratisjen në renditje. Sulmuesi Rooney po gëzonë formë të shkëlqyer pasi në 2 ndeshjet e fundit ka arritur të realizojë 3 gola vendimtarë për skuadrën e tij në rrugën drejt titullit kampion. United tani ka 9 pikë më shume se Manchester City që është në vendin e dytë.Në këtë fundjavë një fitore të rëndësishme edhe pse me rezultat minimal ka shënuar skuadra e Arsenal, e cila ka mposhtur skuadrën e Stoke Cityt, me rezultat 1 me 0 në një përballje ku portierët kanë qenë vendimtarë në fiksimin e këtij rezultati. Topçinjtë arritën të siguronin fitoren vetëm në minutën e 78, të ndeshjes me golin e vetëm të realizuar nga Podolski, pak minuta pasi hyri në fushën e lojës. Pas kësaj fitoreje, Arsenal ka 41 pikë dhe mbetet në vendin e gjashtë në renditje.Ndryshe nga të ekipet e mëdha Angleze, skuadra e Chelsit vazhdonë të zhgënjejë në këtë vit futbollistik. Londinezët nuk kanë arritur të mbajnë epërsinë që kishin me Newcastle duke humbur 3 me 2 në fund të takimit. Vendasit kaluan në epërsi me Gutierrez në minutën e 41 por miqtë nga Londra përmbysën disavantazhin me golat e Mata dhe Lampard të realizuara në minutat 55 dhe 61. Minutat e fundit të Lojës do të ishin deçizive për skuadrën e teknikut Benitez e cila nuk arrinë të mbrojë rezultatin. Mousa Sissoko, barazon rezultatin në minutën e 68 ndërsa në fund të takimit do të jetë përsi Sissoko ai që do i dhurojë skuadrës së tij tre pikët, ndërsa vetë do të debutojë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një dopiet personale.Në premier Ligë për javën e 25 janë shënuar këto rezultate: QPR - Norwich 0-0Arsenal - Stoke City 1-0Everton - Aston Villa 3-3Newcastle - Chelsea 3-2Reading - Sunderland 2-1West Ham - Swansea 1-0Wigan - Southampton 2-2Fulham - Manchester United 0-1West Bromwich - Tottenham 0-1Man City - Liverpool 2-2