Supersfida Man City-Liverpool përfundon në barazpeshë
Sfida më e rëndësishme e kësaj fundjave në kampionatin Anglez, mes Mançester Sitit dhe Liverpul, ka përfunduar në barazpeshë.Në ndeshjen e luajtur në "Etihad Stedium", barazimi spektakolar 2-2 ka konfirmuar se kampionët e kanë të vështirë të dominojnë si në sezonin e kaluar, por edhe se "të kuqtë" kanë bërë një hap cilësor në lojën e tyre.Ashtu siç ishte parashikuar, kjo përballje dhuroi emocione të shumta, pasi golat nuk i munguan këtij takimi, ku përballë viheshin kampionet e Anglisë kundër një skuadre me traditë në futbollin Britanik.Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Xheko në minutën e 23-të, por Liverpuli barazoi falë një goli potencial të ish sulmuesit të Chelsit, Stërrixh pak minuta më vonë. Më pas, ishte Liverpuli që krijoi më shumë raste për të shënuar, duke luajtur më mirë se kampionët dhe duke krijuar më shumë raste si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën.Kapiteni i redsave, Stiven Xherard, do të tregonte formën e jashtëzakonshme që po kalon në këtë sezon, duke shënuar një gol të shkëlqyer me një gjuajtje tipike nga distanca, por ai gol nuk mjaftoi për të marrë fitoren në këtë sfidë, pasi Serxho Aguero përfitoi nga një dalje e guximshme e Pepe Reina për të vulosur golin a barazimit 2-2.Me këtë rezultat, Mançester Siti mbetet në vendin e dytë në renditje, 9 pikë pas Mançester Junajtid, ndërsa Liverpuli është në vendin e 7-të në renditje, ende shumë larg pretendimeve që ka kjo skuadër. Por me lojen e krijuar dhe rastet padyshim që Liverpul meriton më shumë në këtë sezon pasi ka arritur të ndalojë pothuajse të gjtha skuadrat e mëdha.