De Biassi zbardh listën për miqësoren ndaj Gjeorgjisë
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, italiani Giani De Biassi, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren ndaj Gjeorgjisë, takim ky që do të luhet të mërkurën në "Qemal Stafa" të Tiranës.Tekniku italian për miqësoren e radhës nuk ka ftuar futbollistët që nuk janë duke u aktivizuar në skuadrat e tyre përkatëse. Në listën e De Biassit nuk janë përfshirë Edgar Çani, i cili pak ditë më parë u transferua në Chievo si dhe Hamdi Salihi që nuk po gjen hapësirën e duhur në klubin amerikan, DC United. Ndërkohë, risi në listën e italianit janë Elseid Hysajn, mbrojtësi i ri i Empolit dhe Erjon Vucaj i ekipit të Laçit.Ja të ftuarit e De Biassit:1. Samir Ujkani (Chievo)2. Etrit Berisha (Kalmar)3. Lorik Cana (Lazio)4. Erjon Dushku (Tirana)5. Debatik Curri (Genclerbirligi)6. Andi Lila (PAS Jannina)7. Mërgim Mavraj (Greuther Furth)8. Renato Arapi (Skënderbeu)9. Elseid Hysaj (Empoli)10. Tefik Osmani (Teuta)11. Alban Meha (Paderborn)12. Emilian Vila (PAS Jannina)13. Gjergj Muzaka (Flamurtari)14. Ansi Agolli (Qaraback)15. Armando Vajushi (Litex Lovech)16. Ervin Bulku (Sepahan)17. Erjon Vucaj (Laçi)18. Elis Bakaj (Chernomorets Odessa)19. Armando Sadiku (Lugano)20. Odise Roshi (Frankfurt)21. Erjon Bodgani (Siena)22. Bekim Balaj (Sparta Praga)