Roma shkarkon Zeman, trajneri i ri pritet të jetë Blanc
Trajneri i Romës nuk do të jetë më çeku, Zdenek Zeman.Lajmin për largimin e teknikut nga radhët e kryeqytetasve e ka marrë vetë stafi drejtues i kësaj skuadrës, të cilët pas mbledhjes së bërë pak minuta më pare, kanë dalë në konkluzionin se Zeman nuk do të drejtojë më skuadrën verdhë e kuqe.Humbja në ndeshjen e mbrëmshme kundër Cagliarit si dhe rezultatet jo shumë të mira që skuadra e Romës ka koleksionuar deri më tani, duket se kanë ndikuar në marrjen e këtij vendimi nga stafi drejtues i skuadrës kryeqytetase. Vendin e tij për momentin do ta mbajë Aurelio Andrazzoli, ndërsa si kandidatura më e mundshme për të marrë drejtimin e kryeqytyetasve është trajneri francez, Loren Blank. Ky i fundit u përfol se do të merrte drejtimin e kryeqytetasve edhe dy ditë më pare, por tani që Zeman është shkarkuar, stoli i skuadrës së Romës do të jetë patjetër i rezervuar për ish teknikun e kombëtares Franceze, Blanc.