Ukraina mban sot zgjedhjet e parakohshme
Kiev- Në Ukrainë po votohet sot për parlamentin e ri. Këto zgjedhje pritet ta çojnë vendin më pranë reformave shumë të nevojshme, por nuk do të mund të jenë zgjidhje për të gjitha problemet e tij.Në Parlamentin e Ukrainës, pas zgjedhjeve parlamentare nuk do të jenë më 450 deputetë, por vetëm 420.Kjo pasi deputetët nuk mundën të arrijnë marrëveshje për të mundësuar votimin e atyre që jetojnë larg.Këtu hynë edhe 25 mijë ushtarët të cilët janë me mision në Lindje të Ukrainës, të cilët nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot.Ministri i Mbrojtjes tha në televizionin ukrainas se ushtarët e tij dhe ai vetë janë të zemëruar.Të drejtë vote, nuk do të kenë as qytetarët e Krimesë së aneksuar, e po ashtu as ukrainasit që jetojnë në zonat e kontrolluara nga separatistët pro-Rusë, Donetsk dhe Luhansk, ku nuk do të ketë zgjedhje në të paktën 13 nga 32 qarqe.Në zgjedhjet parlamentare po mbahen nën masa të rrepta sigurie, po garojnë 29 parti.Gjysma e deputetëve, zgjidhen me votim proporcional, gjysma tjetër zgjidhet me votim maxhoritar.Vetëm lista që ka marrë më shumë se pesë për qind të votave proporcionale mund të marrë vende në parlament. Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 me orë lokale dhe do të mbyllen në 20:00.Dymbëdhjetë qarqet që ndodhen në Krime nuk do të zhvillojnë zgjedhje, pasi ky gadishull ukrainas është aneksuar në pranverë nga Rusia.Kievi deklaron se zgjedhjet do të zhvillohen në këtë gadishull kur flamuri ukrainas do të valëvitet sërish.Në lindje, separatistët prorusë, që kanë rreth tre për qind të territorit ukrainas dhe luftojnë kundër ushtrisë që prej prillit, do të bojkotojnë zgjedhjet. Ata kanë parashikuar të organizojnë zgjedhjet e tyre presidenciale dhe legjislative më 2 nëntor.Sipas komisionit elektoral, rreth dy milionë persona, në 5,2 milionë votues, mund të votojnë në rajonin e Donetskut dhe Luganskut dhe të paktën 14 deputetë nga 32 mund të zgjidhen.Partia e presidentit Petro Poroshenko, shihet si favorite me 33,5 për qind të votave, sipas një sondazhi të realizuar në fillim të tetorit nga "Ratinggroup"Partia e Rajoneve e ish-presidentit Janukoviç vendosi të bojkotojë zgjedhjet./oranews.tv/