Universitetet, Rrokaj: Sfidë mbetet ligji për arsimin e lartë dhe akreditimi

Për Dekanin e Fakultetit të Histori-Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, sfidë për këtë vit në universitetet shqiptare mbetet ligji për arsimin e lartë dhe akreditimi.I ftuar në studion e lajmeve në Ora News me gazetarin Patrik Sadikaj, Rrokaj tha se mbetet shumë e rëndësishmë që të rishikohet ligji, ku sipas Rrokajt ky ligj do të jetë i denjë për Shqipërinë dhe shqiptarët, madje edhe për sfidat e integrimit që vendi ynë ka.“Besoj se këtë vit do të ketë sfida të mëdha, ndër të cilat unë do të përmend ligjin për arsimin e lartë që mendohet të kaloje dhe nga ana tjetër akreditimin. Universitetet i dhanë një ndihmë të pakursyer qeverisë në mënyrë që shumë koncepte mbi të cilat ishte ndërtuar ajo platform, të cilat ishin irealiste për shoqërinë shqiptare, apo të marra copy paste nga site të caktuara. Pati një debat të fuqishëm, nga i cili qeveria përfitoi. Ka përmirësime, por ka ende probleme shumë delikate në atë që mbeti si varianti i dytë i draftit. Por ajo që ka rëndësi është të rishikojmë ligjin. Ne do të vëmë në lëvizje të gjithë përgjegjësinë tonë për të pasur një ligj të arsimit të lartë, të denjë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por mbi të gjitha edhe për sfidat që ka Shqipëria për tu integruar në familjen europiane dhe në këtë kuptim ne do gjejmë mundësinë për ta thënë mendimin tonë“, tha Rrokaj.Në lidhje me akreditimin e universiteteve, Rrokaj tha se orjentohet në tre fusha bazë, që janë: 1-Burimet njerëzore, 2-Kurrikulat dhe kërkimi, 3-Organizimi i Universitetit.“Kryeministri ka thënë që agjencia e akreditimit do të fillojë në dhjetor. Di që universitet kanë krijuar një bazë të dhënash që paraqet fytyrën e tyre. Akreditimi orjentohet në 3 fusha bazë. 1 -Burimet njerëzore, 2- Kurrikulën dhe kërkimin, 3-ka të bëjë me gjithë organizmin e universitetit, në pikëpamjen e financave, sekretarive mësimore, funksionimit elektornik, interneti, pra gjithcka që ka të bëjë me infrastrukturën”, u shpreh Rrokaj.Intervista e plotë e Shezai Rrokaj në Ora News