Mbyllen hetimet për 'bandën e tritolit' Karçini porositi vrasjen e Bares
Kur kanë kaluar 9 muaj nga arrestimi i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, i cili u pasua nga 6 arrestime të tjera, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet,duke dorëzuar dosjen në gjykatë.7 pandehur kanë dërguar para gjykatës së Krimeve të Rënda prokurorët e çështjes,ndër ta dhe biznesmenin e njohur të gazit Ilir Karçini. Julian Sinanaj akuzohet se ka vrarë dy persona dhe ka organizuar disa atentate me lëndë eksplozive në qytetin e Vlorës dhe Tiranës.Zbulimi i kësaj historie e është e ngjashme me filmat e hollivudit. Julian Sinanaj u vendos nën pranga,pasi ndihmësi i tij Ndriçim Gjokona e denoncoi në polici,pasi Sinanaj e kishte kërcënuar se do ta vriste. Pas kësaj krisje mes dy bashkëpunëtorëve, policia dhe prokuroria arritën të arrestonin në flagrancë Julian Sinanjn në muajin shkurt në Tiranë,kohë kur ai po përgatiste vrasjen e biznesmenit të gazit Piro Bare. Kjo vrasje ishte porositur nga konkurenti i tij Ilir Karçini,Sinanaj për këtë eleminim do të paguhej 150 mijë euro.Mbi Karçinin prokuroria ka ngritur akuzën e krijmit të kushteve për të kryer vrasje,nese vërtetohet ai rrezikon 5 vite burg. Arrestimi i Julian Sinanaj u bë shkas dhe për zbardhjen e disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në Vlorë dhe Tiranë. Kjo gjë u bë e mundur,pasi Sinanaj kërkoi të bashkëpunonte me drejtësinë,duke hedhur dritë mbi një sërë ngjarjesh kriminale,për të cilat policia nuk kishte autor.Përveç porosisë së Karcinit,ai pranoi se kishte vendosur lëndën eksplozive në makinën e ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. C4 u pikas gjatë kohës kur automjeti po hynte në kryeministri, ngjarje kjo e cila tronditi opinionin publik.Pas kësaj u arrestua porositësi, i cili ishte shtetasi Marion Mitro nga Vlora. Ai kishte patur një konflik me Dervishin për një parkim në qytetin e Vlorës,parkim i cili do të prishej nga INUK.Sinanaj hodhi dritë dhe mbi atentatin në shtepinë e kreut te PD,në Vlorë Ardian Kollozi . Ai tregoi emrat e porositësve, të cilët ishin kushurinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj. Kollozi ka qënë i pranishëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,gjatë paradites së të shtunës,por nuk ka dashur të japë komente.Policia arriti të arrestonte vetëm Andonin,ndërsa Genisi dhe sot është në kërkim ndërkombëtar. Killer pranoi se kishte krye dhe dy vrasje një në qytetin e Vlorës dhe një tjetër në Orikum,porositësit ishin të njëjtë ,kushurinjtë Mëhillaj.Si pasojë e këtyre atentateve mbeti i vdekur Agron Çela, pronar i një lokali në Vlorë dhe Sokol Veizaj,pronar tokash në Orikum.Gjatë hetimeve 9 mujore,porkuroria arriti të arrestonte dhe personin i cili furnizonte me arme killerin, shtetasin Albin Mexhaj. Mbi 7 të pandehurit e kësaj rëndojnë akuzat, si "grup i strukturuar kriminal", "akte terroriste", "akte terroriste të mbetur në tentativë", "vrasjes me paramendim", "vrasjes me paramendim të mebetur në tentativë".