Amerikanët kopjojnë skenarin e CEZ, Rapiscan: 70 mln USD ose arbitrazh

Pas përballjes me kompaninë çeke CEZ, qeveria shqiptare duhet të mobilizojë sërish forcat për një tjetër çeshtje në arbitraritazh ndërkombëtar.Kompania amerikane "Rapiscan", e kontraktuar në kohën e "qeverisë Berisha" për skanimin e mallrave në doganë, i është drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar për prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare dhe ka kërkuar dëmshpërblim në shumën 359 milionë dollarë.Kjo kërkesë për arbitrazh është marrë nga qeveria shqiptare në fund të muajt gusht të këtij viti, ndërkohë që kërkesa është depozituar pranë Sekretariatit të Dhomes Ndërkombëtarë të Tregtisë në 14 gusht.Menjëhërë Avokati i Shtetit i është drejtuar të gjithë studiove ligjore të mundshme për të përfaqësuar Ministrinë e Financave në zhvillimin e procesit për të zgjidhur mosmarrëveshjen me shoqërinë amerikane dhe nënkontraktoren e saj në Shqipëri "S2 Albania".Burime pranë Kryeministrisë i thënë Ora Neës, se qeveria shqiptare është përfshirë në negociata për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me kompaninë "Rapiscan" për të shmangur arbitrazhin, ndonëse nuk bëhën të ditura rezultatet e arritura.Po këto burime, konfirmojnë se kompania, e cila pretendon se marrëveshja konçensionare i është ndërprerë në mënyrë të njëanshme, pasi është korrekte në plotësimin e kritereve të kontratës, ka kërkuar 70 milionë dollarë për të shmangur përplasjet në arbitrazh.Ndërkohë qeveria shqiptare ka kohë deri më datën 27 tetor, për t'iu përgjigjur kërkesës para se arbitrazhi ndërkombëtar të nisë shqyrtimin. Marrëveshja konçensionare me kompaninë amerikane "Rapiskan", u firmos nga qeveria Berisha dhe parashikohej të zgjaste për 15 vjet.Në muajn prill të vitit 2014, "Rapiskan" do të niste zyrtarisht ushtrimin e aktivitetit të saj për skanimin e mallrave në doganë, por më ndryshimin e pushtetit ashtu siç ishte paralajmëruar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, ky konçension u anullua nga Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.Kontrata e firmosur nga "qeveria Berisha" është kundërshtuar që në fillesat e saj, jo vetëm nga opozita e atëhershme, por dhe nga biznesi kryesisht ai fason, duke u cilesuar si barrë e rëndë për aktivitetin e tyre.Në bazë të kontratës, ç'do biznes që të kalonte mallin në doganë duhej të paguante 39 euro për çdo deklaratë doganore, pastaj skaneri verifikonte nëse kishte mallra kondrabandë. Nga ky konçesion llogaritej që kompania private të përfitonte rreth 20 milion euro në vit.