Pallat 8-katësh pa leje, arrestohet biznesmeni i dytë Dritan Molla
Tiranë - Arrestohet një tjetër ndërtues në Tiranë, Dritan Molla, pronar i firmës “Molla – L”, i cili ndërtonte një pallat 8-katësh pa leje.Policia e Shtetit ka bërë të ditur se “Komisariati i Policisë nr.6 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dritan Molla i moshës 31 vjeç, sepse rreth orës 10.40 në rrugën “Aleksandri i Madh”, është konstatuar se punëtorët e firmes së tij “Molla-L” sh.p.k janë kapur duke ndërtuar një pallat 8-katësh pa leje të organeve kompetente. "Sipas Policisë, Molla ka shkelur Neni 199/a të Kodit Penal.Intensifikohet kështu lufta e shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme. Molla është ndërtuesi i dytë që arrestohet brenda dy ditëve, sepse dje, Policia vuri në pranga ndërtuesin e njohur Hajredin Fratari.(Në foto: Pallati, që po ndërtohet pa leje, në pronësi të Dritan Mollës)ar.sh/Oranews.tv